Botë
Taksa 100% për mallrat e Serbisë, Hahn viziton autoritetet në Prishtinë
03.12.2018 10:37
Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë....

Hahn gjatë kësaj vizite do të takohet me presidentin, Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe liderët e opozitës. Fokusi kryesor i vizitës pritet të përqendrohet në vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ai gjatë vizitës pritet ta përsërisë thirrjen për revokimin e taksës dhe të nënvizojë nevojën për fokusim në përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal. Të ngujuar brenda institucionit përfaqësues, të cilit nuk ia njohin de-nominimin “Republikë”, edhe deputetët serbë kanë vendosur ta presin komisarin e Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.
Politikanët serbë kanë ngritur nivelin e alarmit pas taksës së vendosur nga Qeveria për mallrat serbe dhe boshnjake. Kjo është tema kryesore të cilën komisari për zgjerim dhe fqinjësi në BE do ta diskutojë edhe me liderët institucional të Kosovës.
