Botë
Ndryshimet klimatike, paralajmerimi: Bota ne udhekryq!
03.12.2018 11:44
Kater figura te larta, qe qendrojne pas perpjekjeve per kufizimin e ndryshimeve klimatike...

Kater figura te larta, qe qendrojne pas perpjekjeve per kufizimin e ndryshimeve klimatike, kane paralajmeruar se planeti eshte ne nje udhekryq, nderkohe qe bisedimet u hapen nje dite me heret ne Poloni.
Ne nje levizje te rralle, 4 presidente te bisedimeve te mbeshtetura nga Kombet e Bashkuara, bene apel per veprim.
“Nje nderhyrje emergjente ne dy vitet e ardhshme eshte thelbesore. Ajo qe ministrat dhe kreret e tjere thone dhe bejne ne Katovice, do te ndihmoje ne percaktimin e politikave ne vitet e ardhshme, per ta sjelle boten me afer objektivave te marreveshjes se Parisit. Vonesat e bejne me te veshtire dhe me te shtrenjte reagimin ndaj ndryshimeve klimatike”, tha njeri prej tyre.
Takimi ne Katovice eshte me kritiku per ndryshimet e klimes, qe nga marreveshja e Parisit e vitit 2015. Ekspertet thone se reduktimet drastike te emetimeve jane te domosdoshme, nese bota do te arrije objektivat e Parisit.
Negociatoret ne konferencen “COP24” u mblodhen nje dite me heret, sepse jane nen presion per te arritur progres. Nderkohe, Banka Boterore ka lajmeruar nje financim prej 200 miliarde dollaresh ne 5 vitet e ardhshme, per te mbeshtetur vendet qe do te ndermarrin masa kunder ndryshimeve te klimes.
Kjo konference eshte e para qe mbahet pas raportit te panelit nderqeveritar per ndryshimet klimatike, qe raportoi se kufizimi i rritjes se temperatures globale ne 1.5 grade Celsius eshte i domosdoshem. Paneli nenvizoi se mbajtja e temperaturave nen kete limit do te kerkonte qe qeverite te reduktonin emetimet e gazrave qe shkaktojne efektin sere, me 45 per qind deri ne vitin 2030.
Por, nje studim i koheve te fundit tregoi se emetimet e dioksidit te karbonit jane ne rritje, pasi kishin mbetur ne nivele te njejta prej 4 vitesh.
Nderkohe, sipas nje studimi te ri, deklaratat dhe veprimet e presidentit amerikan, Donald Trump, po kufizojne perpjekjet globale per te reduktuar karbonin. Analiza nenvizon se, terheqja e Shteteve te Bashkuara nga marreveshja e Parisit ka krijuar nje mburoje politike per te tjeret, qe nuk po realizojne angazhimet e tyre.
Konferenca e Katovices do te zgjase per dy jave dhe ne fokus ka pikerisht te ardhmen e marreveshjes se Parisit./Top Channel
