Ekonomi
“MEPSO”, angazhohet për furnizim cilësor me energji
14.08.2014 15:32
Janë në përfundimin e sipër të gjitha aktivitetet e Kompanisë Energjetike “MEPSO”..
Janë në përfundimin e sipër të gjitha aktivitetet e Kompanisë Energjetike “MEPSO”, për vënien në përdorim të largpërçuesit dy sistemësh prej 110 kilovat, i cili do të lidhë stacionet e transformatorëve Manastir 3 dhe 4.
Me vënien në përdorim të këtij sistemi, i cili kap vlerën prej 2.4 milion euro, mundësohet shumë përparësi në drejtim të furnizimit pa pengesë me energji elektrike.
“Qeveria ka plane të mëdha investuese, si dhe projekte të dedikuara për ndërtimin dhe revitralizimin e infrastrukturës në sektorin elektroenergjetik. Përveç këtij projekti, po punohet intensivisht edhe në realizimin e 400 kilovatëve të largpërçuesit interkonektiv në relacionin Shtip-Nish-Manastir–Elbasan dhe Hec Vrutok dhe Termocentralit “Tetova 2””- deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Vlladimir Peshevski.
“Për herë të parë, në rrjetin e përçimit të Kompanisë “MEPSO” u vendos kabllo nëntokësore, të cilat bëjnë zëvendësimin e shtyllave dhe litarëve përçues. Kjo u bë me qëllim të shmangies së shtyllave dhe litarëve përçuese nëpër lagjet e banuara”- theksoi drejtori i filijalit të OPM-së, Aco Ristevski.
Largpërçuesi në fjalë, arrin gjatësi 10 kilometrash, prej të cilëve 700 metra janë me kabllo nëntokësore.
REXHEP QAMILI