Maqedoni

Investimet në energjetikë, kompanitë italiane të interesuara për tenderët në RM

03.12.2018 16:53

Zëvendëskryeministri, Koço Angjushev, paralajmëroi vazhdimin e investimeve....

Zëvendëskryeministri, Koço Angjushev, paralajmëroi vazhdimin e investimeve, por edhe dy projekte të reja për lidhje me largpërçuesit ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, dhe lidhjen me gazsjellësin Maqedoni - Greqi. Në këta tenderë që do të shpallen nga Qeveria e Maqedonisë, do të mund të konkurrojnë edhe kompanitë italiane të energjetikës. Angjushev tha se  investimet kanë për qëllim lidhjen nëpërmjet autostradës, hekurudhës dhe energjisë.
 
“Në pjesën e energjetikës ekzistojnë edhe projekte tjera, por dy projektet e lartpërmendura do t’i përkrahë shteti. Ka edhe shumë projekte që presim se do të ketë investitorë privatë dhe mendoj se do të ishin veçanërisht interesante për kompanitë tuaja, sidomos në pjesën e burimeve të parinovueshme të energjisë elektrike. Maqedonia ka periudha të gjata të diellit, prandaj është për të ardhur keq niveli i ulët i shfrytëzimit të energjisë diellore”,- tha zëvendëskryeministri, Koço Angjushev.
 
Afaristët italianë thonë se kompanitë e tyre kanë njohuri dhe teknologji për nevojat e investimeve në sektorin energjetik në Maqedoni.
 
“Kompanitë italiane do të ofrojnë dituri dhe teknologji për 99%, të cilat janë kompani të vogla dhe të mesme, që mund të përfshihen në projektet tuaja që ato të realizohen”,- theksoi një afarist.
 
“Kompanitë italiane janë të interesuara për investime në sektorin e transportit, energjetikës dhe ambientit jetësor. Përkrahja është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit”,- tha një afarist.
 
Italia është partneri i 6 tregtar i Maqedonisë. Shkëmbimi tregtar në 9 muajt e parë të këtij viti ka shënuar rritje prej 14.2%.
 
GYLTENE SINANI