Avokati i Popullit, vërehen lëshime te çerdhet për trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta
Nën moton “Trajnimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në moshën parashkollore”...

Nën moton “Trajnimi i fëmijëve me nevoja të veçanta në moshën parashkollore”, Institucioni Avokati i Popullit me përkrahje financiare nga Bashkimi Europian dhe UNICEF-i, ka publikuar hulumtimin e saj të tretë me radhë, në të cilën janë theksuar përgatitjet e institucioneve shtetërore të cilat duhet të merren me fëmijët e kësaj kategorie.
Në këtë hulumtim janë marrë për bazë të dhënat nga 65 institucione parashkollore, në të cilën 58 i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes së Institucionit Avokati i Popullit, ku në bazë të këtij hulumtimi janë vërejtur një sërë lëshime tek çerdhet, për sa i përket përgatitjeve të tyre profesionale për trajtimin dhe strehimin e fëmijëve me probleme në zhvillim.
“Në 39 çerdhe, që është 68 për qind, të dhënat tregojnë se ka fëmijë me pengesa në zhvillim dhe numri i tyre arrin në 415, apo 1,19 për qind nga numri i përgjithshëm i fëmijëve të cilët janë të strehuar në çerdhe ku numri i përgjithshëm është 34, 700 fëmijë. Numri më i madh i tyre janë fëmijë me autizëm, ndërsa pas tyre radhiten fëmijët me pengesa në inteligjencë, ndërsa më pak ka fëmijë të cilët kanë dëmtim tek të pamurit”,- tha zëdhënësja e Avokatit të Popullit, Vaska Bajramovska Mustafa.
Institucioni Avokati i Popullit ka konstatuar se institucionet parashkollore nuk mund t’i ofrojnë të gjithë kërkesat dhe kushtet, për zhvillim optimal për secilin fëmijë. (Fitim Kryeziu, TVM2)
