Maqedoni

Shoqata e Invalidëve e komunës së Çairit, përballet me problemin e qasjes në institucione

03.12.2018 18:33

Dita ndërkombëtare e personave me pengesa në zhvillim u shënua në komunën e Çairit....

Dita ndërkombëtare e personave me pengesa në zhvillim u shënua në komunën e Çairit me një pritje të organizuar nga Shoqata e invalidëve të komunës së Çairit, ku ishin prezentë drejtorë të institucioneve dhe anëtarë të shoqatave të ndryshme. Invalidët ende përballen me probleme në lidhje me infrastrukturën dhe me qasjen e tyre nëpër institucione të ndryshme, por gëzon fakti që numri i invalidëve viteve të fundit është duke rënë ndjeshëm. 
 
“Jemi shumë të kënaqur pasi që numri ka rënë. Para gjashtëdhjetë viteve kur është formuar shoqata ka pasur 60.000 anëtare, tani hnumron diku 34.561 anëltar invalid në nivel republikan. Kur flas në nivel të komunës tonë, komuna e Çairit i ka 1456 anëtar invalid. Kështu që ka rënë numri i përgjithshëm i invalidëve”,- theksoi nënkryetari i Lidhjes së Invalidëve të Punës të RM-së, Xhevat Palloshi.
 
“Invaliditeti është një dukuri e cila nuk është sëmundje, për shkak se ne duam që këta persona të jenë të involvuar në jetën e përditshme, ashtu siç është punësimi, arsimimi, amvisëria, pra të gjitha të drejtat të jenë të barabarta”,- tha zëvendësministri i punës dhe poliikës sociale, Gonyl Bajraktar.
 
Me rastin e kësaj dite, Shoqata e Invalidëve e komunës së Çairit shpërndau edhe disa mirënjohje, si shenjë falënderimi për kontributin e dhënë. 
 
ERSAN PAJAZITI