Maqedoni
Tetovë, rritet numri i përdoruesve të drogës
03.12.2018 18:57
Të dhënat shqetësuese dhe alarmante janë në qytetin e Tetovës sa i përket përdoruesve të drogës...

Të dhënat shqetësuese dhe alarmante janë në qytetin e Tetovës sa i përket përdoruesve të drogës, punëtoreve seksuale dhe personave të prekur nga HIV. Sipas të dhënave nga viti 2014 e deri më sot, kemi këto shifra: 500 përdorues të drogës, 221 punëtore seksuale dhe 29 persona të prekur nga virusi HIV. Sipas hulumtuesve, kjo shifër mund të jetë dhjetë fish më e madhe.
“Faktorët i dini vetë, nuk dua t’i përmendi, e shihini sa herë policia hap dhe mbyllë bare të natës për persona që injektojnë drogë. Deri më tani janë zbuluar 484 persona, por ky numër edhe për njërën dhe program tjetër mund të jetë dhjetë fish më i madh”,- theksoi Borisllav Pavllovski nga OJQ.
Dekani i Fakulteti juridik dhe i Fakulteti të mjekësisë në Universitetin e Tetovës, shprehen se shoqëria në përgjithësi nuk janë të informuar shumë sa i përket lëndëve narkotike dhe dëmi që vjen nga to.
“Deri më tani zyrtarisht në rrethin e Pollogut ka 500 narkomanë të regjistruar, por numri i tyre mund të jetë dyfish - trefish më i madh. Sot narkomanët kudo në botë marrin masa galopante dhe patjetër ne si shoqëri nuk mund të pretendojmë se jemi të anashkaluar nga ky fenomen dhe me të drejt njihet si epidemi e bardhë. Un e pranoj se shumë pak jemi të angazhuar rreth kësaj problematike”,- tha dekani i fakultetit të mjekësisë në UT, Kastriot Haxhirexha.
“Vetë fakti që numri i përdoruesve të drogës është jashtëzakonisht i madh në komunën e Tetovës dhe Gostivarit, ndërkohë që shoqëria është pak e sensibilizuar për këtë çështje. U prezantuan disa të dhëna statistikore, mjaft interesant dhe shqetësues për shoqërinë tonë”,- tha dekani i fakulteti juridik në UT-së, Qebir Havziu.
Këto të dhëna u konstatuan sot në debatin e organizuar nga Fakulteti juridik i UT-së dhe ai i mjekësisë, me temë "Droga dhe të rinjtë". Edhe pse në Tetovë ekziston Qendra për rehabilitim të këtyre personave, kjo qendër nuk i plotëson as kushtet elementare.
VISAR SADIKI
