Maqedoni
Parashikimi i motit
04.12.2018 09:03
Mot i ndryshueshëm me vransira dhe periudha dielli....

Maqedonia do të ketë mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha dielli. Gjithashtu do të fryjë erë e lehtë në drejtime të ndryshme.
Temperaturat e ajrit, do të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -5 gradë Celsius deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 7 deri në 14 gradë Celsius.
Gjatë ditëve të ardhshme moti pritet të jetë stabil dhe me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.
