Botë
Britania mund të ndalojë në mënyrë të njëanshme procesin e Brexit
04.12.2018 10:16
Britania e Madhe ka fuqinë të ndalojë në mënyrë të njëanshme procesin e Brexit....

Këshilltarët më të lartë ligjorë të BE-së, hedhën poshtë deklaratat nga Londra ku u tha se Neni 50 mund të ndalohej vetëm me marrëveshje të të gjithë 27 vendeve anëtare.
Avokati i Përgjithshëm, në një raport të përgatitur për Gjykatën Evropiane në Strasburg, deklaroi se Britania e Madhe mund të pezullojë procesin dyvjeçar nga Neni 50.
"Avokati i Përgjithshëm, Campos Sanchez-Bordona propozon që Gjykata e Drejtësisë të deklarojë se Neni 50 lejon anulimin e njëanshëm të njoftimit për t'u tërhequr nga BE,"-thuhet në deklaratën e gjykatës së lartë të bllokut. "Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar duhet të japë miratimin e tij përfundimtar në rastin e arritjes së një marrëveshje të kënaqshme të tërheqjes ose në mungesë të një marrëveshjeje të kënaqshme."
Avokati i Përgjithshëm shtoi se kjo do ti japë mundësinë Britanisë të mbetet në BE përballë një Brexit të pakënaqshëm.
Opinioni i Avokatit të Përgjithshëm nuk është i detyrueshëm dhe gjyqtarët do të vendosin nëse do pranojnë ose jo këshillën e tij, megjithëse kanë tendencë për ta bërë këtë në shumicën e rasteve.
Deklarata shtoi Mbretëria e Bashkuar ka mundësinë të bëjë kërkesën për të qëndruar në bllok deri kur marrëveshja e tërheqjes të përfundohet zyrtarisht.
Lajmi do të vështirësojë planet e kryeministres Theresa May për të fituar miratimin e parlamentit për marrëveshjen e tërheqjes nga BE.
Të paktën 16 javë mbeten përpara afatit të fundit të Nenit 50 më 29 mars, nëse parlamenti kundërshton marrëveshjen e May./Ora News
