Maqedoni

Zaev në Samitin e Zagrebit, nuk dihet nëse do takohet “tete a tete” me Orbanin

04.12.2018 10:53

Në Zagreb mbahet Samiti i Iniciativës së Evropës Qendrore, ku po merr pjesë edhe kryeministri Zaev

Në Zagreb mbahet Samiti i Iniciativës së Evropës Qendrore, ku po merr pjesë edhe kryeministri Zaev, bashkë me kryeministrat e Shqipërisë, Kroacisë, Hungarisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Sllovakisë, me pjesëmarrjen edhe të eurokomisarit për zgjerim, Johanes Han, dhe kryetarit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Çakrabati.
 
Me Samitin në Zagreb përfundon kryesimi i Kroacisë me CEI-n, prioritetet e të cilit ishin zgjerimi i mëtejshëm i BE-së, përforcimi i bashkëpunimit ekonomik, ballafaqimi me problemin e migrimit dhe përforcimi i lidhjeve me organizata të tjera rajonale dhe ndërkombëtare. Tani për tani nuk ka konfirmim nëse Zaev në Zagreb do të ketë takim edhe me kolegun hungarez, Orban, në të cilin do të bisedohej për rastin e ish-kryeministrit Gruevski, i cili u arratis nga Maqedonia dhe fitoi azil në Hungari. 
 
CEI është Forum rajonal për bashkëpunim në Evropën qendrore dhe lindore, i themeluar në vitin 1989 në Budapest. Në të janë të anëtarësuar 18 shtete. Qëllimi kryesor i CEI-t është mbështetja e vendeve anëtare në rrugën e tyre eurointegruese dhe përshtatjen e tyre me standardet e BE-së. Kryesues i ardhshëm njëvjeçar me CEI-n do të jetë Italia.