Maqedoni
Anulohet takimi i Grupit punues për pajtim
04.12.2018 11:30
Është anuluar takimi i sotëm i Grupit punues për pajtim....

Siç ishte planifikuar, takimi duhej të fillojë nga orën 11:30, ndërsa i njëjti kishte për qëllim të zgjedh kryetarin e këtij trupi punues. Siç pritet, ky grup do të ketë sfidën më të rëndë, sepse duhet të vendos se si do të përfundojë procesi për pajtim i të akuzuarve për ngjarjet në Kuvend më 27 prill vitin e kaluar dhe me të të arrihet konsensus i brendshëm.
Ky trup punues është njëri nga tre të formuarit për qëllim efikasitetin e punës të trupit koordinativ parlamentar për pajtim dhe integrim. Ndërsa dy grupet e tjerë janë përgjegjës për integrim dhe reforma.
