Maqedoni
Ndryshimet kushtetuese hynë në fazën përfundimtare
04.12.2018 12:13
Pas debatit treditor në Kuvendin e Maqedonisë, u miratuan draft-amendamentet....

Pas debatit treditor në Kuvendin e Maqedonisë, u miratuan draft-amendamentet ku do të bëhet ndryshime në Kushtetutë në përputhje me Marrëveshjen e Prespës. Me këtë mbaroi edhe faza e dytë e ndryshimeve kushtetuese. Pas miratimit të draft-amendamenteve në Kuvend, propozuesi i ndryshimeve kushtetuese, gjegjësisht Qeveria, duhet të organizojë debat publik prej tri ditësh, ku më pas ka dy ditë të përgatisë raport dhe në ditën e pestë ta dorëzojë deri në Kuvend.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, më pastaj është i obliguar që në afat prej 30 ditësh të caktojë seancë për sjelljen përfundimtare të amendamenteve, ku përsëri, ashtu siç ishte në fazën e parë, është e nevojshme shumica prej dy të tretave. Me këtë përfundon procedura e ndryshimeve kushtetuese që dalin nga Marrëveshja e Prespës.
