Maqedoni

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, vullnetarët krijojnë komunitete të qëndrueshme

04.12.2018 12:41

Vullnetarët janë qytetarët që me angazhimin dhe kontributin e tyre, kontribuojnë për një shoqëri më të mirë për të gjithë...

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit u shënua sivjet me moton “Vullnetarët krijojnë komunitete të qëndrueshme”. 
 
“Flitet për një kategori njerëzish të cilët janë shembuj për t’i ndjekur nga ana e të tjerëve, meqenëse me kontributin që e japin nga motivet altruiste, d.m.th. nga vullnetarizmi ose aktiviteti i tyre, nuk janë të motivuar nga çështjet ekonomike dhe përkrahjet financiare, mu për këtë flasim për një cilësi, për një praktikë e cila është shembull për t’u ndjekur në shoqërinë tonë”,- tha sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.
 
“Këta qytetarë janë për respekt të madh dhe duhet të kemi sa më shumë qytetarë që dijen e tyre dhe kohën e lirë ta ndajnë për përparimin  dhe cilësinë e jetesës së kategorive  të ndryshme që kanë më shumë nevojë”,- tha ministrja e punës dhe politikës sociale, Mila Carovska.
 
Në kuadër të Kryqit të Kuq ndërkombëtar dhe Gjysmë Hënës së Kuqe, veprojnë afro 17 milion vullnetarë. Në Maqedoni numri i vullnetarëve arrin në rreth 7500.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI