Maqedoni

Anulohet Rasti “Target dhe Fortesa”, shqyrtohet ankesa e paraburgimit për “Imperija”

04.12.2018 17:30

Gjykimi për rastin “Target dhe Fortesa”, që ka të bëjë me përgjimin masiv, është anuluar për më 13 dhjetor...

Gjykimi për rastin “Target dhe Fortesa”, që ka të bëjë me përgjimin masiv, është anuluar për më 13 dhjetor, me kërkesë të mbrojtjes së Sasho Mijallkovit, për shkak të seancës së Këshillit Penal për Krim të Organizuar dhe Korrupsion që ka të bëjë me ankesën për paraburgim prej 30 ditëve për rastin “Imperija”.
 
Ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, i ishte caktuar paraburgim prej 30 ditëve në rastin “Imperija” gjatë vikendit të kaluar, pasi që iu ndërpre paraburgimi për rastin “Traget dhe Fortesa”.
 
Për rastin “Imperija në paraburgim është edhe Orce Kamçev -pronari i “PELISTERKA”, Cvetan Pandelleski dhe tre bashkëpunëtorë të afërt të familjes Kamçev. Të dyshuarit në rastin “Imperija”, sipas PSP-së, kanë bërë larje parash prej rreth 10.5 milion euro. Tani për tani hetimi i PSP-së përfshin 13 persona dhe rrjet të firmave. Prokurorja speciale, Katica Janeva, paralajmëroi se hetimi do të zgjerohet. 
 
Në rastin “Traget – Fortesa”, përveç Mijallkovit, akuzohen edhe ish shefi i Drejtorisë se pestë pranë MPB-së, Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK, Nikolla Boshkovski, si dhe ish ministrja e punëve të brendshme, Gordana Jankullovska, shefi i kabinetit të Mijallkovit, Toni Jakimovski, dhe 6 persona të tjerë.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI