Maqedoni
Stevananxhija: projekt buxheti për 2019-n, megaloman dhe një aneks marrëveshje; Vellkovski: projekt buxheti për 2019-n, në përputhje me rritjet e pagave dhe projektet
04.12.2018 17:56
Vazhduan akuzat e VMRO–DPMNE-së se projekt buxheti për 2019-n prej 3.7 miliard euro është megaloman...

Vazhduan akuzat e VMRO–DPMNE-së se projekt buxheti për 2019-n prej 3.7 miliard euro është megaloman dhe vetëm një aneks marrëveshje me të cilën autorizohen ministrat të bëjnë çfarë të duan.
Deputeti, Dimitar Stevananxhija, si shembull mori nënshkrimin e marrëveshjes me Kinën për ndërtimin e autostradës Kërçovë–Ohër.
“Për hir të së vërtetës, këto numra u ndryshuan për dy orë, pasi ministri i angazhuar për zhvillimin e ekonomisë tha se aneksi duhet të jetë 120 milion euro, ndërkaq tjetri 189 milion euro. Nëse kjo është drejtësi, ligj dhe vazhdim i marrëveshjes kriminale, pse tani të mundohemi të debatojmë 15 ditë në vend që këtij buxheti t’i propozojmë aneks prej 3.7 miliard euro”,- tha Dimitar Stevananxhija nga VMRO-DPMNE.
Dime Vellkovski nga LSDM e arsyetoi rritjen e buxhetit me rritjen e pagave në më shumë sektorë si dhe shumë projekte që nuk janë realizuar nga ish pushteti, përfshirë edhe autostradën Kërçovë – Ohër.
“Ne jemi dakorduar se ajo autostradë duhet të ndërtohet. Gjatë 2016-s, qeveria e kaluar e ka parashikuar ndërtimin. Nga ekipi vëzhgues ka shkresë se për këtë ndërtim të parashikuar do të duhet të ndahen financa. Ju këtë nuk e keni bërë”,- tha Dime Vellkovski nga LSDM.
Maxhoranca konsideron se buxheti i sivjetmë është në përputhje edhe me proceset euroatlantike. Për opozitën kjo mbetet vetëm populizëm.
“Të gjitha këto parametra janë në funksion të sigurimit të rritjes ekonomike, siguri sociale si dhe përshpejtimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE”,- u shpreh Keti Smilevska nga LSDM.
“Ju mund të merreni me populizëm sa të doni, por në fund të dhënat janë dëshpëruese, dhe kur do të ndesheni me rezultate të tilla ju nuk do të keni përgjigje”,- tha Dragan Cuklev nga VMRO-DPMNE.
Të ardhurat e përgjithshme në buxhetin e 2019-s janë projektuar në 210,8 miliard denarë, ndërkaq shpenzimet në 228,5 miliard denarë. GDP do të rritet në 3.2%, ndërkaq shkalla e inflacionit në 2%.
MERAL ISMAILI
