Maqedoni

FAO: mbështetje sektorit të bujqësisë në vend

04.12.2018 18:09

FAO rrit mbështetjen për sektorin e bujqësisë në Maqedonisë përmes katër projekteve...

Bashkëpunimi do të fokusohet në tri prioritete kryesore - të rrit konkurrueshmërinë e sektorit të bujqësisë, përmirësimin e jetës në zonat rurale përmes zhvillimit të qëndrueshëm rural dhe menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe trajtimi i ndryshimeve klimatike. 
 
Ministri i BPEU-së, Lupço Nikolovski, e theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Maqedonisë në bashkëpunimin rajonal, gjë që, sipas tij, paraqet një iniciativë të rëndësishme për integrimin e përshpejtuar të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. 
 
“Këto projekte janë një kontribuues i madh në trajtimin e çështjeve aktuale në rajon dhe në koordinimin më të mirë në trajtimin e problemeve të përbashkëta. Duke iu afruar praktikave ndërkombëtare inovative dhe standardeve globale, FAO-ja do të na ndihmojë në të ardhmen për të arritur qëllimet e përcaktuara në dokumentet strategjike, si dhe obligimet ligjore dhe për të zbatuar me sukses masat në programet për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural”,- tha ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Lupço Nikolovski.
 
Reduktimi i humbjeve dhe mbetjeve ushqimore është një tjetër fushë në të cilën FAO do të mbështesë katër vende të Evropës Juglindore, duke përfshirë Maqedoninë.
 
Në kuadër të iniciativës rajonale të FAO SAVE –FOOD, do të punojë në krijimin e strategjive kombëtare për të reduktuar humbjet dhe mbeturinave të ushqimit, sipas nevojave specifike të vendeve, strategjive kombëtare për zhvillimin e bujqësisë, sigurisë ushqimore dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike.
 
FAO gjithashtu siguron mbështetje për shtatë vende, përfshirë Maqedoninë, për të forcuar sistemet fitosanitare dhe për të përfituar nga njohuritë dhe përvoja e bashkësisë fitosanitare ndërkombëtare.
 
SEDAT SELIMI