ShBA, sot i jepet lamtumira e fundit presidentit Bush
Sot amerika dhe bota i jep lamtumirën e fundit presidentit George H W Bush...

Gjat ceremonisë për të nderuar presidentin e 41-të të Shteteve të Bashkuara, George H W Bush, një pjesë e madhe e Uashingonit do të bllokohet.
Ai ka vdekur më 30 nëntor në moshën 94 vjeçare, pas një beteje me një lloj të sëmundjes së Parkinsonit. Ceremenia shtetërore e funeralit të tij do të mbahet në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë edhe tre ish-presidentë të gjallë amerikanë, Jimmy Carter, Bill Clinton dhe Barack Obama.
Është paralajmëruar edhe pjesmarrje e presidentit aktual amerikan, Donald Trump dhe gruas së tij, Melanias, mirëpo Trump, por për shkak të raporteve jo të mira me familjen Bush ai nuk do të flas.
Në mesin e liderëve të Jashtëm është edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Në ceremoninë mortore Pas ceremonisë së funeralit në Uashington, trupi i Bushit do të kthehet në Hjuston, ku edhe do të varroset afër gruas dhe vajzës së tij.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur të mërkurën ditë zie shtetërore, në nderim të presidentit amerikan.
Vendimi është thënë të jetë marrë në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për kontributin e Bushit, dhënë për lirinë e Kosovës.
Ndërsa për nder të ish-Presidentit amerikan George H.W Bush, institucioni i shqiptare kanë ulur flamurin kombëtar në gjysmështizë.
