ARM

ARM, shënon ditën e saj

15.08.2014 14:23

Në mjediset e Shtatmadhorisë së ARM-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, sot do të mbahet solemnitet për shënimin e “Ditës së Armatës së Republikës së Maqedonisë”, 18 gushti...........

Në solemnitet do të lexohen urdhra për avancimin, do të bëhet dorëzimi i plaketave, shenjave, falënderimeve dhe masave të tjera stimulative për pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHM-së.

Në shënimin e “Ditës së ARM-së”, para të pranishmëve do të mbajë fjalim shefi i SHM-së së ARM-së, gjeneral-nënkolonel Goranço Koteski, ndërsa do të marrin pjesë ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, zëvendësministri i Mbrojtjes, Arben Labënishti, zëvendësshefi i SHM-së së ARM-së, gjeneral-nënkolonel Naser Sejdini, sekretari shtetëror i MM-së, Sashto Stefanoski, drejtori i SHM-së së ARM-së, gjeneral-major Dimçe Petrovski, udhëheqësit në MM, shefat e njësiteve organizative të SHM-së së ARM-së etj.