Migrimi i të rinjëve, Rama: Pasojë e tranzicionit të çorientuar migrimi i mjekëve

05.12.2018 17:37

Ikja e të rinjëve nga Maqedonia është në rritje e sipër....

Ikja e të rinjëve nga Maqedonia është në rritje e sipër. Analizat tregojnë se 51 % e tyre janë me arsim të lartë, ndërsa 79% janë me arsim të mesëm.

Kryetari i forumit rinor shqiptarë, Ariton Rama në debatin në Argument në TVM2 thotë se zanafilla e ikjes vjen si pasojë e një tranzicioni të çorientuar politik, ekonomik dhe social.

“Koncepti i ikjes së të rinjëve ka të bëjë njëkohësisht me një sistem pa fer plej të perspektivës afatgjate të të rinjëve që nënkupton me atë të nepotizmit dhe interesit partiak që është manifestuar dhe është pjesë e sistemit dhe poreve të ndryshme shoqërore.” – tha Kryetari i Forumit Rinor Shqiptarë, Ariton Rama.

HAMITI: U SHKEL DINJITETI I PUNONJËSVE SHËNDETËSOR

Alarmante janë të dhënat edhe në shëndetësi. Rreth  170 punonjës shëndetësor në vit kërkojnë largim nga puna. Besnik Hamiti nga shoqata e mjekëve shqiptarë thotë se institucionet shëndetsore zbrazen jo vetëm për arsye financiare por pasi u shkel edhe dinjiteti i të punësuarve.

“Jemi dëshmitarë ndoshta çdo muaj ndodh nga një sulm ndaj personelit mjekësor apo ndonjë mjeku prej pacientëve, në një farë mënyre ka filluar të nëpërkëmbet dinjiteti i tij. Një mjek i cili donë të jep një shërbim cilësorë është një parakusht për ta pasur dhe për ta dhënë një shërbim i të mirë është edhe infrastruktura.” – u shpreh Besnik Hamiti nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë.

PARANDALIMI I MIGRIMIT, XHAFERI: NDRYSHIME SISTEMORE, TË STIMULOHEN TË RINJTË

Eksperti për çështje ekonomike Seadin Xhaferi thotë se për të parandaluar fenomenet e tilla nevojiten ndryshime sistemore dhe stimulim i të rinjëve.

“Pa e ndryshuar vetveten nuk kemi se si dhe natyrisht të kemi qëndrimet tona, të risim nivelin e etikës dhe moralit edhe të rinjtë duhet të kenë një mbështetje më të madhe nga shkaku se energjia është tek të rinjtë, guximi është tek të rinjtë, ndryshimet i bëjnë të rinjtë, por natyrisht stimulimi material duhet gjithsesi të jetë ndryshe.” – tha eksperti për çështje ekonomike, Seadin Xhaferi.

Gjithashtu u theksua edhe nevoja e përpilimit të strategjive sikurse ekonomike por edhe për zhvillimin e popullatës me qëllim që të rinjtë të gjejnë veten në tregun vendor të punës. (Meral Ismaili, TVM2)