Botë
Komisioni i Venecias rrëzon kërkesën e Pd-së për vetingun në politikë
05.12.2018 18:36
Komisioni i Venecias ka rrëzuar kërkesën e PD-në për Vettingun në Politikë....

Drafti i klasifikuar konfidencial i 'Venecias' përmban 20 faqe ku edhe sugjerohet një zgjidhje alternative për Vettingun. Komisioni e sheh problematik variantin e propozuar nga PD-LSI për pastrimin e politikës nga krimi dhe nga ndikimi i tij.
“Me gjithë qëllimin legjitim në situatën aktuale në Shqipëri,propozimi kushtetues për kontrollin e integritetit të politikanëve nuk arrin të ofrojë udhëzime të përshtatshme dhe masat mbrojtëse të nevojshme, për një shkallë të tillë të madhe, komplekse dhe të ndjeshme, me implikime të rënda për të drejtat e atyre që i nënshtrohen. Siç është aktualisht, propozimi i verifikimit nuk ka qartësi ligjore dhe siguri ligjore”, thuhet ne opinionin e Komisionit te Venecias.
Më tej komisioni shpreh rezerva mbi formulën se kush do ta bëjë vettingun e politikës dhe kush do t’i zgjedhë këto organe.
“Nuk është e qartë se kush do të kryejë verifikimin e politikanëve dhe kandidatëve zgjedhorë, nëse kjo do të bëhet nga një organ gjyqësor ose një organ tjetër i pavarur. Përveç kësaj, nuk janë propozuar masa mbrojtëse për të shmangur rrezikun e përdorimit politik të njëanshëm ose arbitrar”, vijon drafti.
Komisioni vijon më tej në konkluzionet e tij, duke thënë se bie ndesh me të drejtën universale të kujtdo për tu zgjedhur në një sistem demokratik.
