Kadastra vazhdon digjitalizimin
Agjencia për Kadastër të Patundshmërive, vazhdon procesin e digjitalizimit të planeve të Kadastrës.....

Kjo është faza e fundit e regjistrimit të patundshmërive, një projekt që realizohet me mbështetjen e Bankës Botërore.
Procesi filloi me skanimin e origjinaleve nga arkivat e planeve të Kadastrës nga ana e zbatuesve të jashtëm, skanimin e origjinaleve të punës, të cilat janë planet e Kadastrës, për të cilat punohet çdo ditë dhe prandaj janë të dëmtuara. Më pas, është paraparë instalim-digjitalizimi i origjinaleve të arkivave nga planet e Kadastrës deri në gjendjet e sotme.
Në dhjetor të vitit 2012 edhe në Komunën e fundit në RM, kishte përfunduar procesi i regjistrimit të patundshmërive. Me digjitalizimin e planeve të Kadastrës, krahas asaj që do të digjitalizohen planet të cilat deri më tani ishin vetëm në formë të shkruar, duhet edhe të mundësohet shqyrtimi i të gjitha të dhënave nga periudha që kur ekziston Kadastra për rajonet e caktuara.
