Maqedoni
Qeveri, nis diskutimi publik për pr/amendamentet
05.12.2018 18:27
Pas miratimit të propozim amendamenteve në Kuvend, Qeveria filloi debatin publik me ekspertë....

Pas miratimit të propozim amendamenteve në Kuvend, Qeveria filloi debatin publik me ekspertë nga i cili pret propozime konkrete për ndryshimin dhe potësimin e tyre me qëllim që të jenë më të qarta dhe më të pranueshme.
Zaev tha se qeveria është treguar e hapur dhe mbetet e tillë për propozime që janë në frymën e Marrëveshjes së Prespës.
“Mbetemi të hapur për propozime të tjera që janë të pranueshme dhe në frymën e Marrëveshjes së Prespës. Faktikisht vetëm kështu ky debat publik do të ketë kuptim. Thirrëm dhe do të vazhdojmë të thërrasim për guxim dhe detyrimin e deputetëve që të njohin shansin historik në interes të qytetarëve. Ftuam për unifikim rreth prioriteteve kryesore shtetërore dhe të marrim vendim të cilin gjeneratat e raja do ta mbajën mend”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
Ekspertët me qëndrime dhe propozime të ndryshme rreth projekt amendamenteve kushtetuese. Sipas profesorit Ljubomir Fërçkovski, propozimet janë në kuadër të standarteve kushtetuese juridike. Ai propozoi shqyrtimin e përdorimit të emrit Maqedoni në nenin 36 pasi konsideron se mund të ketë konsekuenca. Sa i përket përfshirjes së MO-së në preambulë, tha se ajo duhet të përfshihet por duhet gjetë mënyrë më të përshtatshme.
“Duhet të ndahet fjalia e akteve konstitiuve historike nga ajo që është plotësim dhe në aspektin kohor ndodh pas miratimit të kushtetutës që vitit 1991. Nuk mundeni ta vendosni si pararendës të kushtetutës pasi duket jo logjike dhe nuk mund të vihet ashtu", tha Ljubomir Fërçkovski, ekspert juridik.
Eksperti Vllado Poposki nga ana tjetër konsideron se MO nuk duhet të përfshihet vetëm si titull por, duhe të sqarohet edhe qëllimi I saj. Ai madje propozoi preambulë të re në frymën e ndryshimeve kushtetuese.
“Unë fillova dhe shkruajta një preambulë të plotë, që konsideroj se është në harmoni me intencat e propozuesit të kushtetutës, e cila për momemntin nuk është përpunuar në aspektin juridik por është integrale", tha Vllado Poposki, ekspert juridik.
Veç kësaj Poposki propozoi fshirjen e Shpalljes së KAÇKM-së pasi konsideron se ajo mund të kundërshtohet nga pala greke dhe ajo bullgare. Ai rikujtoi se ndryshimet kushtetuese përveç se duhet të marrin dritë jeshile në kuvendin republican duhet të jenë të pranueshme edhe palën greke, me të cilën pretendohet të arrihet zgjidhja përfundimtare për emrin.
Pas diskutimit të parë në Qeveri, janë paralajmëruar edhe katër diskutime të tjera. Dy në Shkup, një në Tetovë dhe një në Shtip.
SHPËTIM NUREDINI
