Botë
Itali, shpërthim karburanti, viktima e shumë të plagosur
05.12.2018 19:18
Një shpërthim i madh në një pikë shpërndarje karburanti në provincën e Rietit në Itali, ka lënë të paktën dy të vdekur dhe shumë të plagosur....

Zjarri ka rënë fillimisht në depozitën e një autocisterne duke provokuar një shpërthim të fuqishëm. Në vendin e ngjarjes arritën menjehere disa zjarrëfikësve por flaket kanë kaq të forta saqë i kanë marrë jeten një punonjësi të zjarrëfikësve si dhe një tjeter personi që ndodhej afër kësaj pike karburanti në momentin e ngjarjes.
Ndërkohe figurojnë të paktën 15 të plagosur, nga të cilët 7 janë zjarrfikës. Dy makina dhe një furgon që ndodheshin në rrugën ngjitur me karburantin kanë shkatërruar tërësisht nga flaket. Prefekti i Rietitm, Antonio Mannoni ka pohuar se bilanci mund të rritet.
