Maqedoni

Debat i dytë publik i draft-amendamenteve të Kushtetutës së Maqedonisë

06.12.2018 09:50

Në debatin e parë publik për katër draft-amendamentet në Qeverinë e Republikës së Maqedonis...

Në debatin e parë publik për katër draft-amendamentet në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë u prezantuan propozime dhe vërejtje nga ana e ekspertëve dhe sektorit joqeveritar.
 
Kryeministri Zoran Zaev tha se ekziston pranim dhe mendime pozitive për pranimin e propozimeve të caktuara të dhëna në Komisioni kuvendar dhe në seancë plenare. Ai përsëriti se amendamentet nuk do të jenë pjesë e Kushtetutës nëse Greqia nuk e miraton marrëveshjen e Prespës dhe Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
 
 
Sot ai do të mbaj fjalim në pesë debate publike rreth ndryshimeve kushtetuese. Diskutimi do të mbahet në Universitetin FON, ku folës do të jenë rektori i Universitetit, Nano Ruzhin dhe profesori universitar Temelko Ristovski, ndërsa debatin do ta fillojë dekani e Fakultetit Juridik, Sejdefa Xhafçe.
 
Në draft-amendamentet, siç ceku mbrëmë Zaev, janë vendosur propozime të tetë deputetëve dhe ceku se vendimet i ndryshimeve kushtetuese do të hyjnë në fuqi vetëm nëse Greqia e ratifikon marrëveshjen e Prespës dhe Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
 
“Ne duhet të kërkojmë si Republikë Veriore e Maqedonisë nga pala greke ratifikimin e protokollit nga NATO për shkak se kështu është përshkruar në vetë marrëveshjen, ndërsa në thelb ne do të jemi Republika Veriore e Maqedonisë pasi Greqia të ratifikojë marrëveshjen dhe Protokollin nga NATO”, tha Zaev.
 
Profesori Ljubomir Frçkovski, thotë se amendamentet nuk e rrezikojnë bazën civile të shtetit, se ato janë të pranueshme nga pikëpamja e çështjeve të identitetit dhe se disa pjesë janë forcuar edhe kur përmenden komunitetet e tjera etnike dhe se zgjidhjet janë brenda standardeve kushtetuese dhe ligjore.