Sijatro: mbështesim anëtarësimin e Maqedonisë në NATO
Ministri i jashtëm hungarez, Peter Sijarto, ka deklaruar se Hungaria mbështet anëtarësimin e Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës në NATO...

Edhe pse vendi i tij i dha azil politik ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, Sijarto tha se Maqedonia ka bërë hapa serioze për t’u bërë anëtare e NATO-s, duke shtuar se pret që vendi të bëhet anëtare e Aleancës pasi të ketë zgjidhur problemin me emrin me Greqinë.
Më tej shtoi se Hungaria edhe më tej do të vazhdojë të mbështesë rrugën euro-atlantike të Maqedonisë.
“Maqedonia që më herët duhej të ishte anëtare e NATO-s. Përpjekjet të cilat i ka bërë deri më tani janë të mjaftueshme”, ka thënë kryediplomati hungarez.
Sijarto theksoi se problemet e pazgjidhura në Ballkanin Perëndimor shkaktojnë vështirësi shtesë, duke shtuar se përshpejtimi i integrimit euro-atlantik do të kontribuonte në mënyrë të rëndësishme për zgjidhjen e problemeve ekzistuese.
