Maqedoni
Banka Popullore: shtrenjtimi i bukës ndikon edhe tek çmimet tjera
06.12.2018 12:17
Shtrenjtimi i bukës në Maqedoni do ta rrisë inflacionin, paralajmërojnë nga Bankën Popullore...

Nga Banka Qendrore thonë se ata janë vigjilentë rreth situatës, por nuk mund të ndikojnë në këtë vendim, sepse çmimi rregullohet në tregun e lirë.
Analiza e Bankës Popullore tregon se nga mesi i vitit 2017 ka pasur një trend rritës në çmimet e grurit në bursat botërore, si dhe një rritje e çmimit të naftës së papërpunuar, të cilët janë ndër faktorët që e korrigjojnë edhe çmimin e bukës në pakicë.
