Botë
Iran, tre të vdekur e disa të lënduar
06.12.2018 12:55
Televizioni shtetëror i Iranit raportoi se së paku tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur...

Televizioni shtetëror i Iranit raportoi se së paku tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe në qytetin port Çabahar.
Sipas njoftimeve, shpërthimi ndodhi pranë një stacioni të policisë. Agjencia e lajmeve IRNA citoi burimet e saj të kenë thënë se ka shumë gjasa që shpërthimi ka qenë "sulm vetëvrasës" kundër policisë.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori ende asnjë grup. Çabahar është një qytet në Gjirin e Omanit, rreth 100 kilometra në perëndim të kufirit të Iranit me Pakistanin.
