Maqedoni
Më shumë cilësi në arsimin e hershëm, MPPS me projekt të ri për trajnim të edukatorëve
06.12.2018 14:38
Rrethi i sigurt ku rriten dhe zhvillohen fëmijët nuk nënkupton vetëm sigurim të hapësirës fizike...

Rrethi i sigurt ku rriten dhe zhvillohen fëmijët nuk nënkupton vetëm sigurim të hapësirës fizike, por edhe siguri emotive dhe rreth të sigurt, që fëmijëve duhet t’ua sigurojnë të rriturit që i mësojnë.
Për krijimin e mjedisit të sigurt social është e nevojshme dije dhe aftësi, që do të përmirësojnë praktikat inkluzive në çerdhe. Për këtë qëllim, në Maqedoni për herë të parë do të zhvillohet Programi për përmirësimin e cilësisë së mësimit të hershëm dhe zhvillimit në entet e edukimit të fëmijëve.
Programi do të fillojë si pilot program në 7 çerdhe dhe përmes tij për mbështetje kolegjiale do të trajnohen 30 edukatore. Për këtë qëllim, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale shpalli konkurs për zgjedhjen e këtyre 30 edukatoreve.
Në konkursin për këtë program mund të paraqiten të gjitha edukatoret dhe pedagoget nga çerdhet publike që janë të interesuara për përparimin dhe përmirësimin e cilësisë së mësimit dhe zhvillimit të hershëm në çerdhe, dhe që i plotësojnë kushtet. Por, jo vetëm kushtet që kërkohen në shpalljen zyrtare.
Edukatoret, duhet të kenë aftësi komunikuese efektive, të duan të përsosen dhe të ndihmojnë në zhvillimin profesional të kolegëve të tjerë dhe bashkëpunëtorë, të kenë aftësi organizative dhe të dinë se si të motivojnë dhe inspirojnë. Konkursi zgjat deri më 14 dhjetor dhe është pjesë e programit që zbatohet në bashkëpunim me UNICEF-in, mbështetur nga Ambasada britanike.
VLORA LATIFI TOPOJANI
