Maqedoni

VMRO-DPMNE: Kur rritet çmimi i bukës, prisni edhe rritje të tjera

06.12.2018 17:02

VMRO-DPMNE sërish ka reaguar ndaj rritjes prej 20% të çmimit të bukës....

Sipas opozitës, rritja e produktit bazë ushqimor do të bëjë që rrota e inflacionit të fillojë të rrotullohet mbi çmimin e të gjitha ushqimeve. Kjo rritje, sipas tyre, është pasojë e paaftësisë së qeverisë për të zgjidhur problemet kryesore të qytetarëve dhe paaftësinë për të menaxhuar me ekonominë, bujqësinë apo investimet, dhe këtë po e paguajnë qytetarët, akuzojnë nga VMRO.
 
“Buka është më e shtrenjtë për shkak të masave të papërshtatshme, mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar, rritjes së çmimit të grurit në muajt e fundit me 40%, rritjes së çmimit të energjisë, “Naftën e gjelbër", të cilën e premtuan nuk e kemi dhe çmimi i karburantit për mekanizim prej 37 denarë u rrit në 69 denarë për litër. Çmimi i grurit formohet në bazë të çmimeve para korrjes dhe këtë vit para se të korrnin, në treg u liruan sasi të mëdha gruri për çmimin prej 7 deri në 8 denarë, si dhe miell të importuar nga Serbia dhe Kosova, me çka çmimi për prodhuesit maqedonas mbeti i çrrënjosur. Ne kërkuam që të rrisim çmimin e blerjes së grurit, i cili do të mbetet me prodhuesit dhe përpunuesit e brendshëm, gjë që do të krijonte stabilitet në treg me shpengimin e të gjitha sasive të prodhuara. Në vend të kësaj, gruri maqedonas përfundoi në tregjet e huaja”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
 
BESIM ABDULLAI