Maqedoni
Magjistralja Shkup-Prishtinë, e mbyllur për qarkulli më 7 dhe 8 dhjetor, kontrolloni oraret
06.12.2018 18:35
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se, për shkak të punimeve ndërtimore në magjistralen Shkup-Prishtinë....

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se, për shkak të punimeve ndërtimore në magjistralen Shkup-Prishtinë, më saktësisht në kalimin kufitar Hani i Elezit-Kaçanik, më datën 7 -8 dhjetor (nesër dhe pasnesër) qarkullimi rrugor do të ndërpritet në të dyja drejtimet, Kosovë-Maqedoni dhe anasjelltas.
Regjimi i ndërprerjes do të jetë: më 7 dhjetor prej orës 09:00-12:00 dhe prej orës 14:00-17:00, më 8 dhjetor prej orës 07:00-17:00.
