Botë
Qipro, 3 të vdekur pas përmbytjeve, kërkimet vazhdojnë
06.12.2018 18:50
Të paktën tre persona raportohen të vdekur gjatë përmbytjeve që goditën rajonin e Kyrenisë në Qipron Veriore, i cili është përfshirë prej disa ditësh nga moti i keq....

Kërkimet vazhdojnë ende për gjetjen e një personi tjetër ende i zhdukur. Kryeministri i Republikës turke të Qipros Veriore, Tufan Erhurman, vizitoi nga afër rajonet e Ciklos dhe Dogankoy, ku u regjistruan tre viktimat.
Moti i keq ka goditur disa sektorë të rëndësishëm të ishullit mesdhetar, i ndarë që nga viti 1974 midis Republikës së Qipros në jug, e vetmja e njohur ndërkombëtarisht dhe Republikës turke të Qipros Veriore.
