Botë
Tërmeti në Alaska, riparohet për 4 ditë rruga e shkatërruar
06.12.2018 19:24
Tërmeti 7 ballësh i së premtes së kaluar në Alaska la pasoja të mëdha....

Por, rruga e shkatërruar dhe pamjet apokaliptike janë që tani një kujtim i hedhur pas krahëve për qytetarët e shtetit amerikan. Brenda 4 ditëve rruga është riparuar dhe kthyer në gjendje optimale.
Pamjet e publikuara në mediat amerikane tregojnë riparimin në kohë rekord të rrugës, të çarat masive dhe gropa që kishte përpirë edhe makina. Por, krahas lëvdatave për rindërtimin, rruga e rregulluar ngjalli edhe zili në shtetet e tjera. Meqë u dashka kaq pak kohë, përse nuk rregullohen edhe rrugët tona të amortizuara, ankohen amerikanët.
