Botë

Takimi Tsipras - Putin, "shkrirja" e marrëdhënieve Greqi - Rusi

07.12.2018 10:10

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, po zhvillon një vizitë në Rusi, ku pritet të takohet edhe me presidentin, Vladimir Putin...

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, po zhvillon një vizitë në Rusi, ku pritet të takohet edhe me presidentin, Vladimir Putin, dhe homologun, Dimitri Medvedev.

Mediat në Greqi raportojnë se në qendër të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet greko-ruse, çështja e emrit të Maqedonisë, si dhe marrëdhëniet e acaruara Rusi-Qipro.

Athina dëshiron t'i japë një pamje të re dhe një përmirësim të marrëdhënieve greko-ruse.

Kryeministri grek Tsipras, në takim me Putin do të kërkojë pikërisht një rigjallërim të marrëdhënieve Athinë-Moskë.