Botë
CNN, alarm për bombë, evakuohen të punësuarit
07.12.2018 14:06
Punonjësit e rrjetit televiziv amerikan CNN janë evakuuar për shkak të një alarmi për bombë, mirëpo pas kontrollit nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes....

Rreth orës 22:30 të së enjtes, alarmet e sigurisë u aktivizuan si shenjë e evakuimit të menjëhershëm. Rrjeti televiziv transmetoi vetëm emisione të cilat ishin përgatitur më herët.
Policia më pas njoftoi personeli se mund të kthehet në vendin e punës. Evakuimi i së enjtes, ndodhi disa javë pasi në adresë të këtij rrjeti kishte arritur një pako me bombë, gjë që detyroi evakuimin e personelit.
