Facebook "nxjerr" sërish probleme, shqetësohen përdoruesit

07.12.2018 14:21

Përdoruesit e Facebook janë ankuar sërish për mosfunskionimin e rrjetit social...

Ata kanë raportuar probleme në daljen nga llogaria, të cilat besohet se kanë të bëjnë me cështje teknike.
 
Kur përdoruesit përpiqeshin të hynin në Facebook, i paraqitej një mesazh ku i kërkonte të ndryshonin passwordin duke dërguar një kod në postën elektronike. Rreth orës 1 të drekës janë dërguar rreth 178 ankesa për probleme, duke shtuar se kodi nuk funksionon.
 
Vendet e Europës janë prekur më shumë nga mosfunksionimi i Facebook.