Maqedoni

Marrëveshja e Prespës, Lavrov: perëndimit po i nxitohet me zbatimin

07.12.2018 15:46

Perëndimit po i nxitohet që marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë të zbatohet që në fillim të vitit 2019...

Perëndimit po i nxitohet që marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë të zbatohet që në fillim të vitit 2019, për çka po ndërhyn në çështjet e brendshme të Shkupit, ka deklaruar ministri i punëve të jashtme të Rusisë, Sergej Llavrov, në një intervistë për gazetën greke “Efimerida ton Sindakton”.
 
Lavrov ka thënë se është e qartë intervenimi i madh dhe i vazhdueshëm i NATO-s dhe BE-së në punët e brendshme të Maqedonisë.
 
“Referendumi, siç është e ditur, nuk pati sukses. Në këtë situatë Kuvendi më 19 tetor me kërcënime dhe ryshfet, imponoi ndryshimet kushtetuese, me ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të diplomatëve të huaj, duke përfshirë edhe ambasadorin e ShBA-ve që është atje. Tani po bëhen hapa intensivë që procesi të marrë formën përfundimtare në fillim të vitit 2019. Vlen të përmendet edhe fakti se shpejtimi i tillë i shërben vetëm Uashingtonit për ta anëtarësuar Shkupin në NATO”,- ka deklaruar Lavrov.
 
Kreu i diplomacisë ruse ka hedhur poshtë pretendimet se marrëveshja hap dyert e Maqedonisë drejt BE-së, pasi që është botërisht e njohur se negociatat për anëtarësim në BE mund të zgjasin disa dekada.
 
NAIM RAMADANI