Maqedoni

Rasti “Titanik”, vazhdon prezantimi i SMS porosive

07.12.2018 15:58

Gjykimi për rastin “Titanik”, që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore, ka vazhduar me leximin e SMS porosive që janë zhvilluar mes të akuzuarve gjatë periudhës zgjedhore në vitin 2013....

Vasil Pishev, që ishte kandidat i VMRO-DPMNE-së në Strumicë, i shkruan Jankullovskës dhe kërkon që si logjistikë t’ia dërgojë Çavkovin. “Tani sa desha ta thërras Mitko Çavkovin. Në Strumicë duhet patjetër t’i shtypim”,- shkruan Jankullovska. Më tej gjatë leximit të SMS porosive mund të vërehet se si funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së i lënë në shërbim të partisë kishat ortodokse maqedonase nga diaspora dhe ambasadat gjatë viti 2011. 
 
“Këtë po e vazhdojmë. Numri i të paraqiturve për votim në diasporë është katastrofë. Koha është e shkurtër, gjithçka që duhet të bëjmë është t’i marrim adresar nga të shpërngulurit nga ambasada dhe kisha”,- qëndron në SMS mes Mile Janakievskit dhe Martin Protugjer, të cilët më vonë pohojnë se e kanë organizuar punën dhe kanë angazhuar më shumë njerëz.
 
Sipas SMS porosive që i prezantoi PSP për votuesit e diasporës është kujdesur edhe ish ministri i atëhershëm i punëve të jashtme, Antonio Milloshovski, i cili nga Njy Xhersi, ShBA, në mënyrë direkte e njofton Janakievskin për masat e ndërmarra. 
 
“Isha me të shpërngulurit në “Shën Kirili dhe Metodi” në Nju Xhersi, shpërndamë rreth 800 kërkesa për votuesit. Konzulati do të punojë edhe gjatë vikendit dhe pritet që të ketë më shumë paraqitje”,- i shkruan Milloshoski Janakievskit. 
 
Në lëndën “Titanik”, që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore, të akuzuar janë ish kryeministri, Nikolla Greuvski, të cilit i gjykohet në mungesë ish ministri, Mile Janakievski, dhe ish sekretari gjeneral i qeverisë, Kirill Bozhinovski, që janë në paraburgim, si dhe Gordana Jankullovska, Martin Protugjer, Biljana Brishkoska Boshkoska, Ilija Dimovski, ish kryetari i komunës së Pustecit, Edmond Temellko, dhe disa persona të tjerë.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI