ARM

Jolevski: ARM i plotëson standardet e NATO-s

15.08.2014 15:21

ARM, i plotëson tërësisht standardet e NATO-s dhe është e gatshme në çdo moment për pjesëmarrje në misionet e aleancës. Ky është vlerësimi i ministrit të Mbrojtjes, Zoran Jolevski......

Por, shefi i shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkolonel Goranço Koteski, thotë se për një sistem mbrojtës më efikas janë të nevojshme mjete më të mëdha financiare, të cilat viteve të fundit janë zvogëluar.

“Armata e Republikës së Maqedonisë, përgatiti një propozim-plan për modernizim, për të cilin ekziston mbështetje nga presidenti i Shtetit, kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes. Pres që ky vendim të sillet në dobi të ARM-së dhe të Shtetit”- deklaroi shefi i shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Goranço Koteski.

“Dita  e Armatës”, 18 gushti, ka filluar të shënohet më herët. Sot u mbajt edhe një solemnitet rasti, në të cilin morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski, zëvendësministri, Arben Labënishti, zëvendës-shefi i shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral-nënkoloneli Naser Sejdini, si dhe drejtues të tjerë të lartë të Armatës dhe të ftuar të shumtë.

Në solemnitetin e sotëm janë lexuar urdhra për avancim dhe janë dorëzuar plaketa, mirënjohje dhe masa të tjera simulative për pjesëtarët e Ministrisë së Mbrojtjes. (Merita Gashi, TVM2)

Foto: mia.mk