Maqedoni
Fushatë sensibilizuese “Të festojmë të lumtur dhe sigurt pa fishekzjarre”
07.12.2018 17:00
“Fishekzjarret nuk janë shaka, të festojmë të lumtur dhe sigurtë”, me këtë slogan filloi fushata për një festë pa pushkaliqe gjatë ndërrimit të motmoteve....

Në kampanjën e filluar nga komuna e Karposhtit, ku pjesëmarrës ishin nxënësit e shkollave fillore të cilët shfaqën pankarta me mesazhe sensibilizuese “Petardat nuk janë lojë”, kreu i komunës, Stafan Bogoev, deklaroi se pushteti lokal vazhdimisht punon për të rritur sigurinë tek të rinjtë, ndërsa pikërisht janë ata të cilët mund të përcjellin mesazhin për vetëdijesim të opinionit.
“Dëshirojmë të hyjmë në mënyrë të sigurt në vitin e ri 2019. Gjithashtu, mjetet piroteknike kontribuojnë edhe në ndotjen e mjedisit dhe përpos kësaj, ato janë një kërcënim për sigurinë tonë. Qëllimi i kësaj fushate është rritja e ndërgjegjësimit të publikut dhe padyshim të rinjtë mund ta përhapin më mirë mesazhin dhe alarmin në këtë drejtim”,- u shpreh kryetari i komunës së Karposhit, Stefan Bogoev.
“Statistikat tregojnë se kemi rezultate të mira në uljen e përdorimit të mjeteve piroteknike, prandaj edhe ne kemi ndërmarrë si obligim t’i përfshijmë të gjitha shkollat fillore dhe ato të mesme në qytetin e Shkupit. Shpresojmë që në këtë drejtim, me angazhimin edhe të prindërve, të ndihmojmë në ngritjen e vetëdijes dhe uljen e përdorimit të këtyre mjeteve tek te rinjtë”,- u shpreh përfaqësuesi i SPB-së, Shkup.
Fushata sensibilizuese, e cila ka për qëllim reduktimin e mjeteve piroteknike për siguri më të madhe gjatë ndërrimit të motmoteve u organizua nga komuna e Karposhit, SPB - Shkup, Kryqi i Kuq dhe Misioni i OSBE-së në Shkup.
ZEKIRIJA MEXHITI
