Nxënës amerikan vijnë në Maqedoni
Natalia, Fejbër dhe Emilia, janë tre nxënëse të shkollës së mesme që do të vijojnë vitin e tretë në shkollën private “Nova” në Shkup...

Është hera e parë që nxënës nga Amerika vijnë në Maqedoni. Janë të entuziazmuara dhe presin të kalojnë mirë.
“Konkurrova tek bursat e “ Kenedi Lugar” dhe fitova, tash do të mësoj në Maqedoni”- tha Natalia.
“Nuk di aq shumë për Maqedoninë, për atë jam e entuziazmuar”- u shpreh Fejber.
“Mësova për këtë program përmes klikimeve online, mora informatat dhe aplikova, më pranuan dhe jam shumë e entuziazmuar që jam këtu”- theksoi Emilia.
Ata u pritën në aeroportin “Aleksandri i Madh” nga familjet ku do të qëndrojnë për një vit.
“Pasi kam vajzë në moshën e njëjtë, vendosa të bëhem edhe me një vajzë tjetër, bëhet fjalë për Emilia Parkins Rok, e cila është prej Kanzas Siti. Jemi familje që përherë jemi të hapur për njohje, komunikim dhe të mira”- deklaroi zonja nga familja që do të kujdeset për Emilien Jasna Sazdoska.
Ky është viti i parë që nxënësit amerikan fitojnë bursë për të vijuar mësimin në Maqedoni, ndërkohë, gjatë 6 viteve të fundit nxënësit tanë shkojnë për të mësuar në Amerikë. Konkursi i radhës për mësim jashtë shtetit është në shtator.
“Paraqitja për “Jes”, programi për nxënësit e Maqedonisë që duan të mësojnë në shkollat jashtë vendit, mund të realizohet pas testimit të tyre dhe paraqitja është prej datës 29 deri më 31 shtator. Ata që duan më shumë të mësojnë për mënyrën se si do të paraqiten, cilat janë kushtet, mund të telefonojnë në numrin 30 76 522”- potencoi drejtoresha e Organizatës amerikane për Mësim Ndërkombëtar në Shkup, Velika Angellkova.
Privilegj për të fituar bursë kanë nxënës e vitit të parë apo të dytë, njohësit e gjuhën angleze dhe nxënësit me sukses të shkëlqyer. (Rina Turkeshi-Sahiti, TVM2)
