Ivanovski: FSSH, institucioni me mirësjellje ndaj klientëve
Fondi i Sigurimit Shëndetësor, është institucioni më i mirë në aspekt të sistemit njësportelësh dhe ka bërë progres më të madh në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur rezultate të mëdha në shumë fusha......

Këtë e tregojnë rezultatet e anketës “Qytetarët e kënaqur” dhe “konsumatorët sekret”, të cilat ishin angazhuar nga ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Ivo Ivanovski.
“Njëra prej shërbimeve më të rëndësishme që do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes, është ndërrimi i mjekut amë. Që do të thotë se qytetarët nuk kanë nevojë të vijnë në sportele, as në njësitë lokale, por ndërrimet mund t’i bëjnë me anë të kompjuterit”, tha Ivanovski.
Drejtoresha e Fondit, Maja Parnaxhieva-Zmejkova, tha se :”Klienti sekret” është njëri prej disa projekteve, të cilin e realizon Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës dhe e njëjta e ka rolin e një udhëzuesi dhe do të nxjerrë në pah pikët e dobëta te të cilat duhet punuar.
“Gjatë periudhës së kaluar, Fondi punonte përmes “Klientit sekret”, e cila si të metë nxori sistemin në sportel dhe sot jemi institucioni më i mirë në këtë drejtim, sot çdo sportel ka të shtypur formularë dhe kërkesë për realizimin e të drejtës së tyre, ka edhe udhëzimin se si duhet të mbushet kërkesa”- potencoi drejtoresha e FSSH-së, Maja Parnaxhieva-Zmejkova.
Në lidhje me përpjekjet për kujdes të dyfishtë në aspektin e higjienës në njësitë e Shkupit dhe Tetovës, Parnaxhieva tha se në Shkup është rëndë të mbahet higjienë e përkryer, duke pasur parasysh frekuentimin e madh të njerëzve, i cili në ditë arrin deri në rreth 6000 klientë. (Farije Dauti-Bakiu, TVM2)
Foto: mia.mk
