8 dhjetori, dita e Shën Klimentit, Xhaferi dhe Zaev urojnë qytetarët
08.12.2018 13:17
Kryeparlamentari Talat Xhaferi me rastin e festës së 8 dhjetorit....

Kryeparlamentari Talat Xhaferi me rastin e festës së 8 dhjetorit ditës së Shën Klimenti të Ohrit ka uruar të gjithë pjesëtarët e anëtarëve të Sinodit të Shenjtë të Peshkopëve të Kishës Ortodokse të Maqedonisë dhe të gjithë pjesëtarëve të religjionit ortodoks.
Edhe kryeministri Zoran Zaev dërgoi urime deri tek qytetarët të cilët e festojnë emrin dhe veprën e iluministit dhe klerikut të madh.
Ai shton se Shën Klimenti i Ohrit mbetet gjallë në histori si themelues i Shkollës së Ohrit, shpesh herë e emëruar si “universiteti i parë ballkanik dhe evropian”, nëpër të cilën kanë kaluar rreth 3.500 nxënës, Numri është impozant edhe për kohën e tanishme.
