Zbatimi i marrëveshjes së Prespës, Biber: Ka sinjale pozitive edhe nga Athina

08.12.2018 15:43

Ka sinjale pozitive se ekziston vullnet i mirë për të zbatuar detyrimet nga marrëveshja e Prespës....

Ka sinjale pozitive se ekziston vullnet i mirë për të zbatuar detyrimet nga marrëveshja e Prespës edhe nga Athina, ka vlersuar në një intervistë për agjencinë e lajmeve “MIA”, njohësi i çështjeve të Ballkanit, Florian Biber nga Universiteti  Graz i Austrisë.

Sipas tij nëse Maqedonia përmbush të gjitha detyrimet, Greqia do të ndodhet në pozitë shumë të vështirë nëse nuk i përmbush detyrimet e saja, pasiqë i gjithë presioni do të jetë mbi të, ka sqaruar Biber

“Gjithmonë është e vështirë të parashikohen të papariturat. Por gjitha sinjalet janë shumë pozitive. Fillimisht qeveria greke është e përkushtuar që marrëveshja të kalojë. Duket se ka përkrahje edhe nga disa parti opozitare. Gjithashtu besoj se Demokracia e re e cila zyrtarisht është kundër marrëveshjes nuk do ishte e pakënaqur nëse marrëveshja kalon para se ata të vijnë në pushtet vitin e ardhëshëm, sepse nëse Maqedonia i përmbush të gjitha kërkesat, do të duket shumë keq që Greqia të mos i plotësojë. Atëherë gjithë presioni do jetë mbi Greqinë”, ka deklaruar Biber. 

ZBATIMI I MARRËVESHJES SË PRESPËS, BIBER: AKUZAT E LAVROVIT QESHARAKE

Biber ka komentuar edhe deklaratën e kryediplomatit rus Lavrov. Sipas tij, e pritshme është që Rusia e cila ka qenë kundër integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO të sjellë problem derisa akuzat e tij për përzierje të SHBA-ve i quajti qesharake.

“Ajo nuk ka strategji në lidhje me rajonin por vetëm të bllokojë integrimet, ideja ndaj akuzave të Lavrovit për përzierje të BE-së dhe NATO-s janë qesharake, Maqedonia është deklaruar se dëshiron të bëhet pjesë e këtyre organizatave kështu që të akuzohen ato për anëtarët e reja të saj janë të çuditshme si deklarata”, thekson mes tjerash Biber. (Naim Ramadani, TVM2)