Centralet telefonike në PP, Selmani: Përgjimet e reja, dështim i qeverisë
Afera e përgjimeve e cila u zbulua pak ditë më parë, dhe për të cilën vetë Prokuroria Publike....

Afera e përgjimeve e cila u zbulua pak ditë më parë, dhe për të cilën vetë Prokuroria Publike njoftoi se ka ngritur procedurë hetimore për rastin në fjalë, për profesorin universitar Bashkim Selmani paraqet një goditje për institucionet të cilat duhet të mbrojnë drejtësinë dhe në këtë rast janë të pa mbrojtura vetë.
Ai për TVM2 thotë se kjo gjendje krijon një pasiguri dhe një terror psikologjik për sa i përket të drejtës së privatësisë së qytetarëve dhe institucioneve.
Duke e analizuar situatën nga prizmi i së kaluarës, profesor Selmani thotë se vendi nuk morri mësim nga e kaluara jo shum e largët kur i tërë sistemi i sigurisë kapituloi dhe në opinion plasën bombat politike.
Selmani thotë se Qeveria akoma nuk arriti që të krijojë një strukturë bashkëpunimi ndëristitucionale për tu kapur mënyra e keqbërësve në shtet.
“Shteti thjesht bëri dështimin e dytë sa i përket elementeve të sigurisë dhe ajo do të bartë me vete edhe pasoja të tjera, për arsye se nuk janë të sigurta dhe të mbrojtura institucionet të cilat janë të thirrura për të mbrojtur drjetësinë e tyre. Kjo do të thotë se do të krijojnë edhe pasiguri tek qytetarët në përgjithsi. Pasi që pikërisht ishte gjyqësori ai i cili u vonua për keqbërësit dhe keqpërdorueesit në bankën e e të akuzuarve dhe sjelljen e dënimeve të ashpra dhe rigoroze dhe me këtë nuk do të ndodhte kjo” – tha profesori universitar, Bashkim Selmani.
CENTRALET TELEFONIKE NË PP: MAKSUTI, PËRGJIME TË REJA NUK GUXOJNË TË PËRSËRITEN
Edhe për profesorin universitar Mersim Maksuti fenomeni i tillë nuk duhet përsëritur sepse është në kundërshtim me Kushtetutën dhe nuk guxon të përsëritet. Pushteti aktual këtë dukuri duhet ta luftojë dhe parandalojë sepse me ketë cënohen të drejtat thmelore të qytetarëve.
“Në asnjë mënyrë nuk duhet të përsëriten gjërat ,fenomene të tilla të ngjashme. Duke u nisur nga kjo duhet pushteti aktual të ndërmerr të gjitha masat, të zbulojë të gjitha rastet e keqpërdorimeve apo përgjimeve eventuale të cilat kanë ndodhur brenda kësaj periudhe të këtij pushteti dhe për fat të keq akoma po ndodhin” – u shpreh profesori universitar, Mersim Maksuti.
Afera e re me përgjimet u bë e njohur javën e kaluar, ku dyshohet se në Prokurorinë Publike egzistojnë Centrale telefonike përmes të cilave ka egzistuar mundësia të përgjohen prokurorë dhe të punësuar të tjerë në komunikimet që kanë pasur mes tyre.Sa të njejtat mund të ndikojnë në proceset ghjyqësore të cilat janë në procedure mbetet të shihet pasi të jenë zbardhur të gjitha hetimet e nisura nga ana e kryeprokurorisë. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
