Ramadani: Ngrohja qendrore, më e lirë për qytetarët, qytetarët: Nuk mund t`i përballojmë faturat e larta
Problemet me ngrohjen qendrore i mbesin të kaluarës, thekson nënkryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Kushtrim Ramadani....

Problemet me ngrohjen qendrore i mbesin të kaluarës, thekson nënkryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Kushtrim Ramadani. Sipas tij probleme të tilla më nuk do të ndodhin për shkak se së shpejti do të gjindet një zgjidhje sistematike.
“Me siguri se ndërmarrim hapa. Ditëve të fundit kishte problem me energjinë termike në Çair dhe Butel. Kemi qenë vazhdimisht të angazhuar dhe përsëri qytetarët kanë energji termike në Çair dhe Butel. Jemi në kontakt me të gjitha institucionet kompetente, me qeverinpë, qytetin e Shkupit dhe me Ministrinë e Ekonomisë dhe jemi duke tentuar që afatgjatë të gjejmë zgjidhje sistemore e cila do ti menjanonte këto probleme” – tha nënkryetari i KRE-së, Kushtrim Ramadani.
Ramadani apelon që qytetarët më tepër të kyçen në ngorhjen qendrore përshkak se është mundësia me e mire nga të gjitha metodat e tjera të ngrohjes.
“Dëshiroj ti bëjë apel qytetarëve që mos të çkyçen nga ngrohtorja, por të tentojnë të kyçen sa më shumë, për shkak se çmimi i energjisë termike që e siguron ngrohtorja është më i ulët se të gjitha çmimeve tjera, më i ulët se gati edhe i çmimit të drurit” – u shpreh Ramadani.
Por të njejtin mendim nuk ndajnë qytetarët. Ata thonë se u ka ardhur në maje të hundës me problemet e tilla që ndodhin zakonisht gjatë dimrit, kurse thonë se u vijnë fatura të larta të cilat nuk mund ti përballojnë.
“Unë jamë çkycur nga ngorhja qendrore për arsye se shumë shtrenjtë. Unë kam paguar fatura shumë të larta 5000, 6000 denarë.”
“Unë nuk mund të rri kudjestar para televizionit, për ta kuptuar se kur të ju hyp këtyre qefi ta ndalin e kur ta lëshojnë. Edhe atë që e lëshojnë nuk e lëshojnë në temperaturën e mjaftueshme” – thanë disa nga qytetarët e anektuar nga TVM2.
Shfrytëzuesit e shërbimeve të ngrohtores Shkup Veri ditë më parë kishin mbetur pa ngrohje për shkak se ngrohtorja nuk kishte mjete financiare, për ti paguar shërbimet e kompanisë Makpetrol Prom – gaz, përkatësisht furrnizimin me gaz. (Ersan Pajaziti, TVM2)
