Shënohet “Shën Klimenti i Ohrit”, çifti Agai fitues të çmimit për arsim
Me rastin e ditës së shën Klimentit të Ohrit, këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror....

Me rastin e ditës së shën Klimentit të Ohrit, këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror nderoi figura të njohura që kanë kaluar jetën e tyre me dekaka duke punuar për arsim, shkencë e kukturë.
Kimete dhe Adnan Agai është çifti bashkëshortor të cilëve iu nda çmimi prestigjioz “Shën Klimenti i Ohrit” për kontributin e tyre në sferën e arsimit.
Në sferën e kulturës dhe artit, çmimet shkuan për Vlladimir Milçin, regjisor, Emilija Stamenkoviq, artiste e baletit dhe Tomislav Osmanli, shkrimtar, ndërsa çmimin për realizim në sferën e shëndetësisë i takoi Borislav Karanfilovski, patofiziolog, specialist për mjekësi nukleare.
“Ndoshta e meritojmë por shumë gjëra janë merituar në kohërat e ndryshme nuk janë zbatuar, por ne e kemi bërë atë qe e kemi pas për detyrë, arsimin, aty ka qenë kënaqësia jonë. Kaq mund të them. Këtë dhuratë që e marrim është një krenaria që e marrim pikërisht nga qeveria” – tha Kimete Agai, fituese e çmimit për arsim.
“Para jush janë shpërblyer autorë, krijues dhe hulumtues të cilët me mundin e tyre në kohën e kaluar me dekada kanë pasur sukses të arrijnë rezultate të pranuara në kufijt tanë dhe jashtë” – deklaroi Borislav Karanfilovski, fitues i çmimit nga sfera e shëndetësisë.
Kultura po shtypet kohëve të fundit, po politizohet dhe po komercialiohet tha ndarësi i çmimeve akademiku, Vllada Urosheviq. Kujtoi poltikanët se jemi shtet i vogël dhe jo aq i pasur, por me kulturë mund të garojmë me vendet e ngritura, theksoi, Urosheviq.
“Rrezik tjetër që e shkatërron kulturën është politizimi i saj. Në këtë sferë për fat të keq është krijuar polarizim i keq në “tanët dhe të tyre”. Nuk është me rëndësi të ndërtohet cilësia, me rëndësi është të përkrahet dikush që ndan me ne qëndrimet politike” – tha Kryetari i Këshillit për ndarjen e çmimeve “Shën Klimenti i Ohrit”, Vlada Urosheviq.
Çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” është mirënjohja më e lartë për kontribuesit në sferën e arsimit, shëndetësisë, kulturës për veprimtarët social me interes publik në Maqedoni. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
