Dita e rinisë në Tetovë, të rinjtë kërkojnë kulturë dhe arsim e jo bastore

08.12.2018 17:31

Tetova me dy universitete dhe me disa shkolla të mesme nuk ka kinema...

Tetova me dy universitete dhe me disa shkolla të mesme nuk ka kinema, nuk ka leximore, por mund të shihen në çdo 10 metre, kazino, bastore sportive dhe assesi qendra rekreative për të rinjtë. Kështu kanë theksuar sot të rinjtë e Tetovës, të cilët në ditën e Rinisë kishin zgjedhur të protestoj dhe jo të festojnë. Sipas tyre nëse institucionet nuk marrin masa, shumë shpejt Tetova do të zbrazet nga rinia.

“Kemi vendosur sot që ditën e rinis mos e festojmë , pasi nuk është koha për të festuar në kohën kurrë rinia në Maqedoni ecë rrugëve, nëpër kazino dhe bastore sportive. Ne si të rijnë kemi dalur këtu për të treguar vlerat e jo anti vlerat pasi ne si të rijnë na duhet leximore, kinema. Në qytetin e Tetovës në vend të kinemasë kemi kazino në vend të leximoreve kemi vende ku të rinjtë drogohen” – tha Adem Jashari.

“Ne aktivistët e shoqatës kulturore “Vizioni M”, këtë ditë nuk donin të festonim në mesin e këtyre kazinove dhe bastoreve, por deshëm të japim të rinjve një mesazhe shumë domethënës në qoftë se ne nuk do përpiqemi dhe nuk do marrin masa rruga e vetme e jona do të jetë mërgimi” – tha Njomza Useini.

Përndryshe, në ditën e të rinjve aktivitet kanë pasur edhe disa nxënës  të fondacionit ASR  në sheshin Ilira, ku nëpërmjet improvizimeve të tyre kanë treguar se fëmijët duhet sa më pakë të përdorin celularët, por të merren me aktivitet kulturore,artistike dhe sportive.  (Visar Sadiki, TVM2)