Debati për ndryshimet kushtetuese, Rushiti-Zendeli: Të pranohen kërkesat e opozitës
Në fazën kur Qeveria po zhvillon debatin e hapur për ndryshimet kushtetuese...

Në fazën kur Qeveria po zhvillon debatin e hapur për ndryshimet kushtetuese, si dhe për mundësitë e e përfshirjes së disa nga kërkesat e opozitës shqitare, nga Aleanca dhe Besa i mirëpresin këto informacione, megjithatë deri në sigurimin e tyre permes formës së shkruar, vazhdojnë të mbrojnë qëndrimin e tyre sa u përket të gjitha kërkesave të cilat i shtruan në drejtim të përmirësimit të pozitës së shqiptarëve me kushtetutë.
Nga ASH pohojnë se vërejtjet e tyre vazhdojnë të mbesin tek preambula, nga ku kërkojnë që të hiqet ndarja mes bashkësive etnike dhe në amandamentin 5 i cili zëvendëson nenin 7 të Kushtetutës ku flitet për gjuhët.
Sipas tyre është e pa kuptimtë që të figurojë gjuha e popullit si 20 për qind.
“Ne ja arritëm qëllimit që së paku drejtë kërkesat tona, ndërsa nga ana tjetër nuk pamë asnjë kundërargument. Me rëndësi është që eksponentet e Qeverisë duke filluar që nga Kryeministri e më pas edhe nga Ministri i Jashtëm u pajtuan me faktin se çështjet janë të hapura dhe se të njëjtat duhet të regullohen. Presim që edhe nga ky debat të vinë propozime të mirfillta të kësaj natyre, kemi ndërgjuar edhe zëra të tilla se Kryeministri është i gatshëm që disa kërkesa të opozitës shqiptare ti marrë parasyshë, dhe mbetet të shihet kurë të vinë propozim amandamentet dhe atëher të japim vlerësimin tonë” – tha deputeti i ASH-së, Surija Rushiti.
Nga ana tjetër deputeti i Lëvizjës Besa, Fadil Zendeli neni 49 apo amandamenti 36 që propozon Qeveria në fokus bënë një dallim dhe diskriminim mes të gjitha etnikumeve në Maqedoni, përjashtuar këtu atë maqedonas, për të cilët Qeveria tregon një kujdes të veqantë për këtë komunitet, ndërsa komunitetet tjera i trajton vetëm si qytetarë.
Sipas Zendelit çështja e përdorimit të gjuhës, e sidomos statusi i shqiptarëve në diasporë janë tema për të cilat nuk ka se çka të diskutohet, dhe se të gjithë ata të cilët jetojnë jashtë Maqedonisë duhet të kenë trajtim të njejtë pa dallim përkatësie etnike.
“Fatkeqësisht nuk e kemi amendamentin e 5 i cili regullon çështjen e gjuhës, amandament ky i cili duheshte të ishte objekt I debatit në Parlamentin Republikan, me të cilën gjuha shqipe do ta fitonte statusin e merituar si gjuhë e barabartë zyrtare në vend. Fatkeqësishtë nga ana e Qeverisë nuk e kemi këtë propozim, por kemi katër propozim amandamente të tjera, dhe fokusi padyshim se ka qenë tek çështja e diasporës. Vlerësojmë se një projekt amandament i tillë është diskriminues për shqiptarët sepse qasja ndaj të gjithë qytetarëve në diasporë të jetë i barabartë” – tha deputeti i L.BESA, Fadil Zendeli.
Zendeli dhe Rushi kanë pohuar se hap më i pranueshëm do të ishte sikur Qeveria ti pranonte kërkesat e opozitës shqiptare qysh në kohën e dorëzimit të propozim amandamenteve. Por se të njëjtit do të vazhdojnë të këmbëngulin në çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe.
Kjo është faza e dytë e debatit të ndryshimeve Kushtetuese, dhe pas këtyre 5 ditëve të cilat janë të parapara për debat të hapur, do të vijojnë dy ditë për shqyrtim të propozimeve të cilat kanë ardhur e më pas të dërgohen në Kuvend. (Fitim Kryeziu, TVM2)
