Kryetari i parlamentit të Shqipërisë nesër për vizitë në Maqedoni

09.12.2018 12:43

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi...

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi nesër do të qëndrojë për vizitë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ku do të takohet me homologun e tij nga Maqedonia, Talat Xhaferi.

Ruçi nesër do të takohet edhe me Grupin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë dhe do të japë deklaratë për mediat.