Maqedonia po ngulfatet nga ajri i ndotur

09.12.2018 13:14

Maqedonia po ngulfatet nga ajri i ndotur.....

Maqedonia po ngulfatet nga ajri i ndotur. Stacionet matëse gjatë fundjavës përsëri tregojnë një përqendrim të lartë të grimcave PM10. Qytetarët nga dita në ditë po revoltohen gjithnjë e më shumë për shkak të pamundësisë së autoriteteve për t’u marrë me një nga problemet më të mëdha të shtetit.

Në listën e 10 qyteteve më të ndotura në Europë, tre janë nga Maqedonia. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në listën e 10 qyteteve më të ndotura në Evropë, pesë janë nga Ballkani, nga të cilët tre janë nga Maqedonia – Shkupi, Tetova dhe Manastiri, kurse pas tyre pësojnë Tuzla në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Plevlja në Mali të Zi.